LAJMI I FUNDIT:

Pogba zbulon skuadrën e tij të re, ia tregon të afërmeve të tij

Pogba zbulon skuadrën e tij të re, ia tregon të afërmeve të tij

Paul Pogba ka zbuluar për më të afërmit e tij se ai ka ndërmend të lëvizë përsëri në Old Trafford, duke mos përfillë interesimin e Real Madridit.

Manchester United mund të jenë të lumtur pas raporteve të fundit të gazetës franceze L’Equipe, ku thuhet se Paul Pogba, i tha familjes së tij se ai dëshironte të ribashkohet me skuadrën angleze.


Djajtë e Kuq kanë qenë një nga kryesuesit e garës për sigurimin e shërbimeve të mesfushorit së bashku me Real Madridin, për të joshur finalistin e Euro 2016.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Pavarësisht raporteve britanike, se Pogba kishte thënë se Real Madrid janë prioriteti i tij, L’Equipe kupton se 23-vjeçari ka biseduar me miqtë e tij më të afërt dhe familjarët, duke iu thënë se ka për qëllim të nënshkruaj me Unitedin.

Jose Mourinhos kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin Pogba, Mino Raiola këtë verë, pasi dëshirojnë transferimin e tij pas atyre të Zlatan Ibrahimovic dhe Henrikh Mkhitaryan. /Telegrafi/