Pogba lojtari më i mirë i vitit në Ligën e Evropës (Foto)

Manchester United triumfoi vitin e kaluar në Ligën e Evropës.
Gjiganti anglez arriti ta fitoj këtë trofe, falë një paraqitje të shkëlqyeshme nga ylli francez Paul Pogba.
Kësisoj shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka zgjedhur mesfushorin francez si më të mirin të vitit në këtë garë.
Pogba ka marrë çmimin nga kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
24-vjeçari zhvilloi 15 ndeshje në Ligën e Evropës stinorin e kaluar duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar një asistim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































