LAJMI I FUNDIT:

Pogba, fundamental për Juven

Pogba, fundamental për Juven

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka siguruar tifozët e ekipit se Paul Pogba është fundamental dhe se nuk do të largohet.

“Ne duam ekip konkurrues për tituj dhe Pogba është pjesë fundamentale e këtyre synimeve”, u shpreh Marotta.

Ai shtoi se Morata dëshiron qëndrimin, por opsioni i Realit për ta ri-blerë atë komplikon gjërat.


“Ne duam të planifikojmë strategjinë e transferimeve sa më shpejt. Eshtë e qartë që strategjia e Realit që po lufton për tituj në krejt frontet ende nuk është definuar”, precizoi drejtori Bianconer. /Telegrafi/