LAJMI I FUNDIT:

‘Pogba është i mbivlerësuar dhe vetjak’

‘Pogba është i mbivlerësuar dhe vetjak’

Ish-sulmuesi i Anglisë, Robbie Fowler ka nisur një sulm të ashpër mbi objektivin e Manchester United, Paul Pogba, duke pretenduar se çmimi prej 100 milionë funteve është shumë për 23-vjeçarin.

Sipas Robbie Fowler, Paul Pogba është ‘shumë i mbivlerësuar’ dhe ka qenë një lojtar mesatar në Kampionatin Evropian, teksa deklaron që shuma prej 100 milionë funteve është shumë për të, pasi është një ‘lojtar egoist’, që nuk ka shënuar shumë gola.


“Ndjekja e Paul Pogba nga Manchester United është një rast për t’i treguar dhëmbët e tyre … sepse ata munden”, deklaroi Folwler për Mirror.

“100 milionë funte? Hajde! Më vjen keq, por Pogba është shumë i mbivlerësuar. Shikoni, ai duhet të jetë një lojtar i mirë për shkak se kaq shumë njerëz në lojë flasin për cilësitë e tij dhe ju nuk mund të jeni në maje në Itali pa pasur talent”

“Unë thjesht nuk e shoh atë. Ai me të vërtetë u dallua në Evropë, por sigurisht jo në këtë Kampionat Evropian. Ai është ‘OK’, pasi ka kundërshtar mjaft të kufizuar për Francën, por çfarë bën ai? Sjell energji dhe vrapim te mesfusha, por kështu bën edhe N’Golo Kante”

“Ai është i aftë, por egoist dhe nuk ka shumë gola, kjo për mua është një problem themelor në qoftë se ju mendoni t’i shpenzoni 100 milionë funte në të”, përfundoi legjenda angleze e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori