LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: PSG duhet të kombinojë talentin e Mbappes me Messin dhe Neymarin

Pochettino: PSG duhet të kombinojë talentin e Mbappes me Messin dhe Neymarin

Treshja e sulmit, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe kanë luajtur një total prej 127 minutash së bashku te Paris Saint-Germain, por Mauricio Pochettino vazhdon të pyet se si ai do të marrë tre sulmuesit të funksionojë.

Dy ndeshjet në të cilat ata kanë luajtur kanë rezultuar me barazimin 1-1 kundër Club Brugge dhe fitoren 2-1 kundër Lyon, edhe pse rezultati i fundit u konsiderua si i diskutueshëm pasi Messi u zëvendësua sa ndeshja ishte baras 1-1.

“Ne kemi nevojë për kohë për të punuar dhe që tre të sapoardhurit të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të luajnë mirë”, kishte thënë Pochettino pas barazimit kundër Club Brugge.

“Problemi nuk ishin tre lojtarët sulmues, por që ne duhet të jemi shumë më solid në të gjitha fushat. Unë jam i kënaqur me punën mbrojtëse të lojtarëve sulmues. Unë pashë disa gjëra të mira”.

Këshilla e Guardiolës në vitin 2012 për zëvendësimin e Messit, mund t’i shërbej tani edhe Pochettinos
Lexo po ashtu Këshilla e Guardiolës në vitin 2012 për zëvendësimin e Messit, mund t’i shërbej tani edhe Pochettinos

Përpara ndeshjes së PSG-së me Metz sonte mbrëma, Pochettino dha një përditësim të ri në lidhje me treshen ‘MNM’.

“Ne duhet të krijojmë ato lëvizje automatike me kalimin e kohës dhe me stërvitje. Ne duhet të mblidhemi së bashku jo vetëm për të stërvitur, por edhe për të luajtur”.

“Është e vërtetë që kundër Lyonit ne kaluam nga loja 4-3-3 në një formacion 4-2-3-1. Ka pyetje për pozicionin, bashkëfajësinë dhe organizimin e lojës që kërkojnë kohë për t’u përshtatur”.

PSG e konfirmon lëndimin e Lionel Messit
Lexo po ashtu PSG e konfirmon lëndimin e Lionel Messit

“Ne jemi në një pikë ku duhet të kombinojmë talentin e Kylian Mbappe, për shembull, me marrëdhënien mes Messit dhe Angel Di Maria ose Messi dhe Neymar, të cilët tashmë njihen”.

“Por ne jemi vërtet të kënaqur me mënyrën se si po përparojmë me përmirësimet e treguara në ndeshjen kundër Lyon”, përfundoi argjentinasi.

Megjithatë, një lojtar që nuk do të luajë kundër Metz është Messi, i cili ka një dëmtim në gjurin e majtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori