LAJMI I FUNDIT:

Pochettino kundër futjes së VAR-it në Ligën Premier: Askush në Evropë nuk është i kënaqur me të

Pochettino kundër futjes së VAR-it në Ligën Premier: Askush në Evropë nuk është i kënaqur me të
Mauricio Pochettino (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka dalë kundër futjes së VAR-it në Ligën Premier.

Duke folur para gazetarëve në një konferencë shtypi, Pochettino ka deklaruar se vonimi i futjes së VAR-it në Ligën Premier do të ishin i mirë për kampionatin, pasi ende nuk kanë informacionin e duhur dhe në Evropë askush nuk është i kënaqur me të.


“Është një ide e mirë të vonosh futjen e VAR-t në Ligën Premier, sepse nëse nuk kemi të gjithë informacionin ose nuk dimë se si do të funksionojë apo si ne mund të zhvillojmë më mirë sistemin, është më mirë të ndalet edhe për një vit ose më shumë”, ka thënë fillimisht Pochettino.

Klubet e Ligës Premier pajtohen në parim për futjen e VAR-it nga sezoni i ardhshëm
Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier pajtohen në parim për futjen e VAR-it nga sezoni i ardhshëm

“Askush në Evropë nuk është i kënaqur me VAR-in dhe ajo që më shqetëson është se do të ketë një situatë ku futbolli fillon të fyejë fansat”.

“Nëse ndaloni për pesë minuta për një vendim, nuk e di se si do të sillen”.

Video Assistant Referee- VAR gjatë implementimin në Kupën e Botës (Getty Images)

“Teknologjia e vijës së golit është më e mira, por pas kësaj, bëhet fjalë për mënyrën se si gjyqtari i percepton gjërat”.

“Emocioni nuk do të jetë aty, ndjenjat dhe tensionet gjithashtu nuk do të jenë”.

VAR ndez kritikat në të gjithë Evropën – nga La Liga në Meksikë, të gjithë kanë ankesa
Lexo po ashtu VAR ndez kritikat në të gjithë Evropën – nga La Liga në Meksikë, të gjithë kanë ankesa

“Ndoshta teknikisht është një prekje e topit me dorë, por ne e dimë shumë mirë kur është e qëllimshme dhe vetëm gjyqtari dhe lojtarët përreth mund ta vendosin atë”.

“Në video, ju nuk mund ta kuptoni këtë”, përfundoi trajneri i Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori