LAJMI I FUNDIT:

Pochettino flet për të ardhmen pas zërave që e lidhën me Barcelonën dhe Unitedin

Pochettino flet për të ardhmen pas zërave që e lidhën me Barcelonën dhe Unitedin

Mauricio Pochettino ishte i druajtur për të ardhmen e tij kur u pyet për lëvizjen e tij të ardhshme në karrierë mes interesit të raportuar të Manchester Unitedit.

Ish-menaxheri i Tottenham Hotspur ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Spurs, por nuk ka qenë shumë i interesuar të marr shpejt një punë të re.

Ai së fundmi ishte i lidhur me punën e Barcelonës, e cila tani është zënë dhe vazhdimisht flitet për sa i përket pozitës së trajnerit te Manchester United.

Pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer besohet të jetë i sigurt, dhe drejtuesit e Djajve të Kuq nuk kanë plane aktuale për të larguar norvegjezin.

The Sun: Edhe Solskjaer e di që Pochettino do të jetë trajner i ardhshëm i Manchester United
Lexo po ashtu The Sun: Edhe Solskjaer e di që Pochettino do të jetë trajner i ardhshëm i Manchester United

Por, nëse Solskjaer do të humbasë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, i cili konsiderohet një minimum këtë sezon, puna e tij mund të jetë nën kërcënim.

Sipas The Independent, disa anëtarë të bordit të Unitedit ende e konsiderojnë Pochettinon si njeriun e duhur për klubin dhe do të dëshironin të zëvendësonin Solskjaerin me të në fund të sezonit.

Pochettino u pyet për të ardhmen e tij gjatë një ngjarje të LaLigaTV në Londër dhe foli për punën e tij, Ligën Premier e La Ligan dhe punën te Barça dhe Unitedi.

“Kam qenë shumë me fat që fillova karrierën time si menaxher në Espanyol në dhe më pas erdha në Ligë Premier për të mësuar një gjuhë dhe kulturë të ndryshme dhe sot jam një person më i mirë”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Kam më shumë njohuri dhe kam pasur një përvojë të shkëlqyer. Liga Premier është Liga Premier. Futbolli ka lindur këtu në Angli, por unë mendoj se La Liga ka futboll të mrekullueshëm dhe trajnerë të mahnitshëm”.

Pochettino dhe Levy duke festuar kalimin në finale të Ligës së Kampionëve

“Trajnerë si Gustavo Poyet dhe unë, përpiqemi të jemi në vendin më të mirë. Anglia dhe Spanja janë dy ligat më të mira në botë”.

Tri opsionet kryesore për ta zëvendësuar Ernesto Valverden te Barcelona
Lexo po ashtu Tri opsionet kryesore për ta zëvendësuar Ernesto Valverden te Barcelona

“Barcelona, ​​natyrisht, është një nga skuadrat më të mëdha në botë. Sigurisht që tani me menaxherin e ri të gjithë presin që ai të vazhdojë të njëjtën filozofi”.

“Valverde bëri një punë fantastike në La Liga dhe me Barcelonën dhe është një sfidë e madhe për Quique Setien. Ai tregoi dashuri të pabesueshme për Johan Cruyff dhe stilin e futbollit të Barcelonës”.

“Unë mendoj se është një mundësi e shkëlqyeshme për të që të jetojë ëndrrën e tij dhe është kaq e mahnitshme të ndjekësh atë që do të ndodhë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori