LAJMI I FUNDIT:

Tri opsionet kryesore për ta zëvendësuar Ernesto Valverden te Barcelona

Tri opsionet kryesore për ta zëvendësuar Ernesto Valverden te Barcelona

Ernesto Valverde nuk do të jetë më trajner i Barcelonës, ndërsa sipas mediave spanjolle ai sot është informua nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu për këtë gjë.

Pas eliminimit të Barcelonës në Superkupë të Spanjës kundër Atletico Madridit,klubi ka vendosur ta largojë trajnerin.


Në takimin me Bartomeun dhe trajneri Valverde kanë qenë Oscar Grau, Eric Abidal dhe Ramon Planes.

Pasi iu shpjegua vendimi, kanë qenë Abidal dhe Planes, ata që e kanë prezantuar listën e shkurtër me tre opsioneve, se kush do ta marr drejtimin e skuadrës.

Tre trajnerët në opsion janë: Mauricio Pochettino, Quique Setien dhe Garcia Pimienta, shkruan Marca.

Drejtorët e Barcelonës kanë folur tashmë me Pochettino dhe Setien, me të dy në dispozicion për të marrë përgjegjësinë menjëherë, pasi janë pa klube.

Ndërkohë, Pimienta nëse vjen si trajner kryesor, pritet të largohet nga Barcelona B.

Pochettino është më i pëlqyeri nga opsionet, por në të kaluarën ka thënë se ai nuk do ta drejtojë Barcelonën për shkak të lidhjeve të tij me Espanyolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori