LAJMI I FUNDIT:

Po vjen “Fundi” i Majkit! (Foto)

Po vjen “Fundi” i Majkit! (Foto)

Reperi Majk ka pak muaj që ka publikuar projektin e tij më të fundit “Kcen”, i cili është pritur mirë nga fansat duke grumbulluar mbi nëntë milionë klikime në Youtube.

Pas suksesit të madh të kësaj kënge, reperi ka treguar se nuk do të ndalet, dhe se shumë shpejt do të sjellë këngën dhe videoklipin e tij më të ri “Fund”.


Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një fotografi nga xhirimeve të klipit.

Majk gjatë xhirimeve të klipit të ri "Fundi". Foto nga Instagram.
Majk gjatë xhirimeve të klipit të ri “Fund”. Foto nga Instagram.

Kënga është inçizuar në studion e “Babastars”, tekstin e ka shkruar vet reperi, gjersa për videoklipin po kujdesen produksioni EnterMedia.

Ky projekt pritet të publikohet brenda dy javësh. /Telegrafi/