LAJMI I FUNDIT:

“Po t’i kishte ndodhur Real Madridit, do të flitej tërë javën” – Presidenti i Barcelonës ankohet për referim të njëanshëm

“Po t’i kishte ndodhur Real Madridit, do të flitej tërë javën” – Presidenti i Barcelonës ankohet për referim të njëanshëm

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pretenduar se ekipit të tij i janë mohuar dy penallti në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos të shtunën, teksa shtoi se beson që tjetër trajtim i është dhënë Real Madridit.

Blaugranasit siguruan një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e së martës ndaj Portos, duke siguruar kualifikimin tutje në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve, pas dy vitesh mungesë.

“Ne jetojmë në vuajtje të vazhdueshme. Isha i lumtur për Xavin, ai e meriton këtë. Ai duhej të tejkalonte situata shumë të vështira me lojtar të lënduar. Më dha shumë kënaqësi duke parë golat e Cancelos dhe Felix, me Pedrin duke vrapuar 13 kilometra dhe me rikthimin e Frenkiet”, ka thënë Laporta.


Xavi ndihet i lumtur me kualifikimin e Barcelonës në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Xavi ndihet i lumtur me kualifikimin e Barcelonës në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Ai ishte i kënaqur për faktin se presioni ndaj Xavit ishte rritur shumë, pasi tekniku spanjoll ishte fajësuar për formën e tyre të dobët gjatë javëve të fundit.

Laporta theksoi se e ardhmja e tij ishte temë e bisedës dhe ndjeu se mediat duhet të ishin fokusuar në vendimet e gjyqtarëve pasi ndërhyrjet ndaj Raphinhas dhe Lewandowskit kishin hasur në ‘vesh të shurdhër’.

“Gjatë gjithë kësaj jave është folur vetëm për marrëzira kur duhet të kishim folur për ndeshjen me Rayo dhe penalltinë që nuk iu dha Raphinhas. Nëse kjo do të kishte ndodhur me Madridin, jam i sigurt se do të flitej gjatë gjithë javës”, u shpreh Laporta.

Çdo gjë ka një çmim: U parandalua një situatë e pakëndshme tek Barcelona, lojtarët u ‘heshtën’ me para
Lexo po ashtu Çdo gjë ka një çmim: U parandalua një situatë e pakëndshme tek Barcelona, lojtarët u ‘heshtën’ me para

Xavi në anën tjetër pas përfundimit të ndeshjes me Rayon, kishte thënë se arsyeja që ata morën një barazim nuk ishte për faktin që iu mohuan penalltitë, por ishte mënyra e tyre e lojës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori