LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen me Fenerbahcen, talenti shqiptar Elmazi po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane

Po shkëlqen me Fenerbahcen, talenti shqiptar Elmazi po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane

Elif Elmazi ka filluar shkëlqimin në kampionatin turk.

Mesfushori qendror po luan me mjaft sukses me skuadrën e parë të Fenerbahces në kampionatin turk.

18-vjeçari i cili luan me Përfaqësuesen e Maqedonisë ka nisur të luaj rregullisht me ekipin e parë të Fenerbaces si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.

Elmazi së fundmi ka shënuar edhe një gol të vlefshëm ndaj Konyaspor duke i dhënë fitoren skuadrës së tij 0-1.

E pas shkëlqimit me fanellën e Fenerbahces, shqiptari nga Maqedonia ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Media turke ‘TRTSpor’, ka raportuar se skuadra të mëdha si Borussia Dortmund, Manchester City, Atletico Madrid, Benfica, Spartak Moska dhe Roma janë vënë në ndjekje të shqiptarit.

Madje gjigantët anglez të Manchester City kishin dërguar edhe skaut për ta parë nga afër Elmazin në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Evropës.

Fenerbahce arriti ta marrë Elmazin nga Rabotnicki një vit më parë për vetëm 180 mijë euro.

Tani vlera e talentit shqiptar kap shumën e 10 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori