LAJMI I FUNDIT:

Po rritet frika nga shpërthimi i vullkanit në Islandë, tymi po del nga toka

Po rritet frika nga shpërthimi i vullkanit në Islandë, tymi po del nga toka

Shqetësimet për një shpërthim të mundshëm vullkanik në Islandë u shtuan në orët e para të mëngjesit kur një tërmet me magnitudë 4.8 ballësh të shkallës së Rihterit u regjistrua pranë zonës së Grindavik.

Sipas raportimeve të fundit, tymi po ngrihet nga toka pasi shkencëtarët thonë se “gjithçka tregon” një shpërthim të afërt.


Për shkak të kësaj, resorti gjeotermik me famë botërore “Blue Laguna” është mbyllur përkohësisht, raporton skynews.

Aktiviteti sizmik filloi në zonën në veri të Grindavik, ku ka një rrjet krateresh 2000-vjeçare, tha profesori i gjeologjisë Pal Einarsson.

Korridori i magmës është rreth 10 kilometra i gjatë dhe po zgjerohet, tha ai.

“Tërmetet më të mëdha filluan pikërisht atje, nën këtë linjë të vjetër krateri, por që atëherë korridori i magmës është bërë më i gjatë, duke shkuar nën zonën urbane në Grindavik dhe duke shkuar më tej në det”, tha Einarsson.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ngritën alarmin për aviacionin në nivelin portokalli, gjë që tregon një rrezik të shtuar të një shpërthimi vullkanik.

Mediat raportojnë se që nga mëngjesi i sotëm në hyrje të qytetit të Grindavik po krijohen turma pasi banorët po evakuohen.

Në Islandë më shumë se 500 tërmete që nga mesnata, njerëzit kanë frikë se nuk do ta shohin më shtëpinë e tyre
Lexo po ashtu Në Islandë më shumë se 500 tërmete që nga mesnata, njerëzit kanë frikë se nuk do ta shohin më shtëpinë e tyre

Ndryshe, Islanda është një nga rajonet në planetin Tokë me numrin më të madh të vullkaneve.

Ndodhet në kreshtën e mesit të Atlantikut, ku pllakat tektonike të Amerikës së Veriut dhe Euroazisë po tërhiqen me dy centimetra në vit.

Mesatarisht, një nga 32 vullkanet aktive të Islandës shpërthen çdo katër deri në pesë vjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori