LAJMI I FUNDIT:

Në Islandë më shumë se 500 tërmete që nga mesnata, njerëzit kanë frikë se nuk do ta shohin më shtëpinë e tyre

Në Islandë më shumë se 500 tërmete që nga mesnata, njerëzit kanë frikë se nuk do ta shohin më shtëpinë e tyre

Më shumë se 500 tërmete kanë goditur gadishullin Reykjanes në Islandë që nga mesnata.

Ndonëse janë më të dobëta se ato të ndodhura dy ditë më parë, ekspertët theksojnë se lumi i magmës 15 kilometra i gjatë, është ende aktiv dhe kërcënon qytetin e evakuuar të Grindavikut.


Shumica e tërmeteve ndodhën pikërisht nën të. Në rrugët e qytetit janë shfaqur çarje teksa “ulja e dheut” bën të vetën pikërisht në atë zonë.

Grindavik është vetëm 15 kilometra në jug të aeroportit ndërkombëtar Keflavik, por fluturimet ende zhvillohen si zakonisht.

Rritet mundësia e shpërthimit të vullkanit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas një sërë tërmetesh në Grindavík të Islandës
Lexo po ashtu Rritet mundësia e shpërthimit të vullkanit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas një sërë tërmetesh në Grindavík të Islandës

Udhëtarët kanë frikë nga një përsëritje e mundshme e shqetësimit ajror nga prilli 2010, kur vullkani islandez Eyjafjallajokull shpërtheu.

Reja e hirit që rezulton ka shkaktuar kërdi në industrinë e linjave ajrore evropiane gjatë javës së kaluar, me më shumë se 50,000 fluturime të anuluara. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur ndotje të ngjashme të ajrit.

Një burrë që u detyrua të largohej nga Grindavik tha se kishte frikë se nuk do ta shihte më kurrë shtëpinë e tij.

Gisli Gunnarsson, 29 vjeç, një kompozitor muzikor i lindur dhe rritur në qytet, i tha agjencisë së lajmeve PA se situata është “e zymtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori