LAJMI I FUNDIT:

Po nxitonte për të arritur në një festival, adoleshenti fluturoi me veturë – i ndalohet të vozisë për 12 muaj

Po nxitonte për të arritur në një festival, adoleshenti fluturoi me veturë – i ndalohet të vozisë për 12 muaj

Një shoferi adoleshent i cili me një furgon fluturon mbi një rrethrrotullim, i është ndaluar të drejtojë automjetin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 18 vjeç, u shpall fajtor për vozitje të rrezikshme pasi u filmua duke goditur rrethrrotullimin në shtator të vitit të kaluar.

Pamjet tronditëse tregojnë se furgoni Citroen Berlingo i argjendtë u katapultua në ajër.

Shoferi që atëherë ishte 17-vjeçar po shkonte drejt festivalit muzikor të Sundown në Showfield në Norfolk me dy pasagjerë në makinë.

Pasi ndryshon shpejt korsitë, ai nuk arrin të ndalet me kohë dhe përplaset me rrethrrotullimin.

Për fat të mirë, ai dhe pasagjerët që gjendeshin me të kishin pësuar vetëm disa lëndime të lehta.

Me gjithë mohimin e vozitjes së rrezikshme, i riu u skualifikua nga vozitje dhe u gjobit me 310 funte. /Telegrafi/