Nëse Elon Musk arrin të tërhiqet nga “implikimet” e shumta në Twitter, mund të fillojë zhvillimin e rrjetit të tij social që mund t’i bëjë konkurrencë të drejtpërdrejtë Twitterit.
Akoma po vazhdon “telenovela” rreth marrjes së Twitterit nga ana e Musk, kështu që hapi i radhës mes këtyre dyve do të zhvillohet në një sallë gjyqi, transmeton Telegrafi.
Derisa kreu i Tesla dëshiron të heq dorë nga plani për blerje, duke përmendur si arsye profilet e rrejshme, nga Twitter bëjnë të ditur se pasuria e Musk muajve të fundit është zvogëluar dukshëm, dhe për këtë ai nuk dëshiron t’i shpenzojë paratë në këtë rrjet social.
Në rast se në fund detyrohet ta blejë Twitterin, Musk së fundmi ka shitur aksionet në Tesla në vlerë prej afro shtatë miliardë dollarë, por duket se sërish po mendon për krijimin e rrjetit të tij social që do të mund të ishte konkurrent i Twitter.
— Elon Musk (@elonmusk) August 10, 2022
Gjatë bisedave me përdoruesit e Twitter sa i përket shitjes së aksioneve në Tesla, dikush e pyeti nëse ka menduar për zhvillimin e rrjetit të tij social në rast se marrëveshja me Twitterin dështon, Musk është përgjigjur me publikimin e linkut x.com.
Qysh para se të zbulonte planin për blerjen e Twitterit, Musk pati përmendur mundësinë e zhvillimit të rrjetit të tij social, por kjo ide prej atëherë është harruar.
Por duket se tani i është rikthyer. Është paralajmëruar zhvillimi i një rrjeti social nga zero – e edhe pse bëhet fjalë për njeriun më të pasur në botë, sigurisht se nuk do të jetë e lehtë pasi ka shumë sfida. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Flash në HTML5
Kujt do t'i shfaqet shenja blu në platformën X?
Google Pixel Fold shfaqet në pamjet e para zyrtare
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend