LAJMI I FUNDIT:

“Po e studioj” – Anthony Joshua bën aludimin tjetër të madh se është afër luftës me Wilderin me postimin kontravers në Instagram

“Po e studioj” – Anthony Joshua bën aludimin tjetër të madh se është afër luftës me Wilderin me postimin kontravers në Instagram

Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka bërë një seri postimesh aluduese para luftës së tij të ardhshme, e cila si duket do të jetë ndaj Deontary Wilder.

Në fakt, ky është aludimi i dytë nga Joshua që sugjeron se ai është afër një lufte me Deontay Wilder dhe këtë e ka bërë me anë të postimeve në Instagram.


Boksieri 28 vjeçar postoi një video të shkurtër të një dueli të Wilder, ku ka shkruar tekstin “Po e studioj”, që edhe aludon se ai po analizon mënyrën e të boksuarit të amerikanit.

Anthony Joshua, Foto: Getty Images

Më pas Joshua postoi një klip nga filmi “The Matrix” nga viti 1999 që shfaq protagonistin Neo duke ndalur plumba fluturues, e që konsiderohet edhe si një thumb tjetër për amerikanin.

Kampioni i WBA, IBF, WBO dhe IBO në kategorinë e rëndë në videon e tij të publikuar ku pohoi se “po e studion Wilderin”, shihet se si amerikani goditet disa herë nga Luis Ortiz në luftën e tij të fundit.

Joshua publikon video nga Wilder duke u rrahur prej Ortiz, Foto: Instagram.com/AnthonyJoshua

Joshua dhe Wilder kanë qenë në negociata së fundmi për një duel unifikues të titujve që do të përfshinte të gjithë titujt në kategorinë e rëndë.

Muajin e kaluar, Wilder dhe bashkë-menaxheri i tij, Shelly Finkel, zbuluan se i kanë dërguar Joshuas dhe promoterit të tij, Eddie Hearn një ofertë prej 36 milionë funtesh për të caktuar një duel.

Por, që prej asaj kohe nuk ka pasur aq progres në negociata për atë që mund të konsiderohet si dueli më i madh në histori të boksit.

Joshua ka publikuar edhe imazhe nga filmi “The Matrix” ku personazhi NEO shihet duke ndalur breshëri plumbash në drejtim të tij. Ky konsiderohet thumbim për Wilderin nga ana e britanikut.

“Ai ndjen se i ka borxh adhuruesve në Britani që ta bëjë këtë duel në shtëpi, ndërsa për momentin më shumë para ai do të fitonte nëse lufta mbahet në Amerikë”.

“Por, jemi në një fazë ku pyetemi pse duhet ta bënim në SHBA?. Është për shkak të parave, por a është kjo vërtet kaq e rëndësishme”.

“Unë e di se 5 milionë funte apo 6 mund të tingëllojnë shumë para, por ai e ka të drejtën që të kërkojë të luftojë në Britani”, tha Hearn pas takimit me Joshuan të martën.

Anthony Joshua i ka të gjitha fitore deri tash në karrierën e tij nga 21 duele të zhvilluara, teksa humbje nuk ka as Deontay Wilder. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori