Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka dënuar ashpër Real Madridin dhe presidenten e tyre, Florentino Perez, për akuzat e tyre të përsëritura për skandalin Negreira për të minimizuar fitoret e Blaugranëve në La Liga.

Laporta ka sulmuar ashpër homologun e tij nga Real Madridi, duke i cilësuar akuzat e tij ndaj Barcelonës si tentim për të mbuluar dështimet e veta.


“Çdo gjë që lidhet me rastin Negreira, i cili as nuk është një rast, është gënjeshtër, dhe mendoj se po e bëjnë këtë për të krijuar një perde tymi dhe për të larguar vëmendjen nga fakti se nuk kanë fituar asgjë në dy vjet”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Po e përdorin Barçën për të mbuluar dështimet e tyre. Klubi është ende duke i studiuar këto deklarata për t'u përgjigjur në forumin e duhur”.

“Ata kanë investuar shumë dhe ende nuk kanë fituar asgjë, ndërsa ne vazhdojmë të fitojmë. Kemi fituar dy tituj kampioni radhazi, dy Superkupa dhe një Kupë të Mbretit”.

“Kur ata e përdorin Barçën për problemet e tyre, ne reagojmë, dhe reagojmë me forcë”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

telegrafi sport app