Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka konfirmuar se do t’i japë fund aventurës së tij te klubi madrilen pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Athletic Bilbao, ndërsa ka mohuar gjithashtu çdo mundësi për t’iu bashkuar stafit të Jose Mourinhos në rast se portugezi rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

“Shpresoj që kjo të jetë vetëm një ‘mirupafshim’, sepse ky do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Kam qenë pjesë e Real Madridit për 20 vite në role të ndryshme dhe gjithmonë do ta konsideroj shtëpinë time. Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit me Real Madridin… nuk e di nëse do të jetë edhe e fundit e karrierës sime”, deklaroi Arbeloa.


Ai foli edhe për spekulimet që e lidhin me një rol në stafin e Mourinhos, duke i hedhur poshtë ato.

“Nuk jam këtu për të folur për mundësi. Mourinho ka një staf fantastik dhe është shumë mirë i mbështetur. Nëse ai vjen te Madridi, do të sjellë stafin e tij… nuk ka asnjë shans që unë të jem pjesë e tij. Duke filluar nga e hëna, do të duhet të mendoj se çfarë është më e mira për mua. E kam bërë tashmë hapin e madh dhe jam përmirësuar shumë gjatë këtyre katër muajve”, shtoi ai.

Në fund, Arbeloa theksoi emocionet që sjell ndeshja e fundit para tifozëve madrilenë.

“Është një ndeshje e madhe, një lamtumirë para tifozëve. Ndeshja e fundit në shtëpi është gjithmonë speciale dhe ndryshe. Gjëja më e rëndësishme është t’i bëjmë tifozët ta shijojnë atë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app