LAJMI I FUNDIT:

Po bie shi, pastrueset e xhamit të veturës të prishura? S’ka problem – shihni si e kanë gjetur zgjidhjen në Turqi!

Po bie shi, pastrueset e xhamit të veturës të prishura? S’ka problem – shihni si e kanë gjetur zgjidhjen në Turqi!

Ky është momenti qesharak kur një burrë që drejton një veturë në shi, ndërsa një person tjetër në pjesën e pasme të veturës operon me dorë duke “vënë në lëvizje” pastrueset e shiut në xhamin e përparmë të veturës, duke përdorur lecka – gjithashtu i ndihmuar nga një person tjetër në ulësen pranë shoferit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e çuditshme janë filmuar nga një automobilist i magjepsur në Turqi dhe më vonë u ndanë në mediat sociale, ku kanë qarkulluar shumë.


Në video, një njeri i përqendruar thellë shihet duke drejtuar makinën e vjetër blu përgjatë një autostradë në shi.

Përdoruesit e mediave sociale kishin shumë për të thënë në lidhje me këto pamje të pazakonta, me një koment që shkruan: ‘Asgjë nuk është e pamundur në këtë botë!’

Të tjerët vlerësuan zgjuarsinë e shoferit: ‘Nëse kjo do të ndodhte me makinën time, nuk do të më vinte kurrë në mendje ta rregulloja si kjo!’ /Telegrafi/