LAJMI I FUNDIT:

Plevneliev: Maqedonia ka mundësi historike, ka tre skenarë të mundshme

Plevneliev: Maqedonia ka mundësi historike, ka tre skenarë të mundshme

“Ka raste kur fati jep duart dhe duhet të pranohet. Maqedonia është përpara një situate të tillë. Ajo ka mundësi unike historike”, tha ish-kryetari i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, lidhur me procesin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese sipas marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha ai në diskutim mbi temën “Perspektiva bullgare dhe evropiane: referendumi në Maqedoni”, e organizuar nga Këshilli Evropian për Politikën e Jashtme, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, dy dekada më parë, Maqedonia ishte dhjetë vjet përpara Bullgarisë, por sot së paku dhjetë vjet pas Bullgarisë.


“Gjithçka çka është e mirë dhe çka ndodhi në Bullgari gjatë viteve të fundit është në falënderim të anëtarësimit të saj në BE dhe NATO. Nga viti 1999 e këndej investimet e huaja në vend kapin shifrën e mbi 40 miliardë euro”, tha Plevneliev.

Ai mendon se ka tre skenare të mundshme për zhvillimin e Maqedonisë. Sipas tij, i pari është miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë dhe Maqedonia që të ketë një perspektivë të qartë dhe në rajon që të ketë paqe të qëndrueshme.

Skenari i dytë, nga ana tjetër, thotë ish-kryetari bullgar, janë zgjedhje të reja që nuk do të ndryshojnë situatën në Maqedoni.
Skenari i tretë është negative dhe Maqedonia mund të bie në një izolim të tërësishëm, ndërsa është e mundur destabilizimi i tërësishëm”, tha Plevneliev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori