LAJMI I FUNDIT:

Plenkoviq: Në Samitin e Zagrebit presim fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Plenkoviq: Në Samitin e Zagrebit presim fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Në Samitin e Zagrebit kemi ambicie dhe qëllim të qartë, të fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përpara muajit maj. Këtë e tha sot Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

“Ne do të insistojmë në të. Ne jemi ambiciozë për Samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë të fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përpara majit”, tha Plenkoviq.


Sipas tij, përvoja e Kroacisë flet se kur negociohet, nuk shikohet menjëherë hapi tjetër, përparimi ekonomik, me çka vëren ai, për momentin nuk është aq e dukshëm në negociatat e pranimit.

Kryeministri kroat theksoi se Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirën të dërgojë dy mesazhe të rëndësishme, të bëhen mbledhjet e samitit “sistematike” dhe të bëjë gjithçka që është në metodologjinë e pranimit në BE në mënyrë që të jetë më i qartë dhe me një shtysë më të madhe për vendet kandidate.

“Dëshirojmë që së paku çdo dy vjet të jemi me përbërje të plotë, anëtaret e BE-së dhe vendeve kandidate. Kjo është shumë e rëndësishme politikisht, sepse këtu vjen shtytja për hapa përpara, reforma dhe një perspektivë evropiane”, tha Plenkoviq.

I pyetur se cilin model të zgjerimit ai favorizon, Plenkoviq u përgjigj se bëhet fjalë për “modelin kroat”, domethënë ekziston neni 49 i Marrëveshjes të BE-së, mbi bazën e së cilës të gjitha vendet evropiane mund të bëhen anëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori