LAJMI I FUNDIT:

PlayUK në PriFest

PlayUK në PriFest

Çdo vit, PriFest fokusohet në një shtet apo regjion të caktuar për të promovuar kinematografinë e atij vendi.

Sivjet, Programi Fokus i PriFest-it është realizuar në bashkëpunim me Këshillin Britanik (British Council), për të sjell kinemanë britanike me moton – PlayUK.

Filmat që do të shfaqen në programin PlayUK janë:

1. Film Stars Don’t Die in Liverpool
2. Beast
3. The Party
4. England is Mine
5. Arcadia
6. Apostasy
7. God’s Own Country

/Telegrafi/