LAJMI I FUNDIT:

Plani strategjik në basketboll dhe puna që po e bën FBK-ja

Plani strategjik në basketboll dhe puna që po e bën FBK-ja
(Foto: basketbolli.com)

Në Konferencën “Forumi për Sportin” në kuadër të aktivitetit të Javës Evropiane të Sportit, tema e dytë e panelistëve ka qenë Strategjia Kombëtare për Sportin, Qeverisja e Mirë dhe Barazia Gjinore. Në këtë panel ka folur edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

“FBK-ja ka filluar në hartimin e Planit Strategjik në Basketboll, ku puna ka nisur në muajin prill dhe do të vazhdoj deri në fund të vitit, kjo edhe për shkak të situatës me pandeminë. Është keq që nuk ka pasur Strategji Kombëtare të Sportit më herët, por kjo është një mundësi që Federatat Sportive ta bëjnë secila dhe më pas kjo të merret parasysh edhe nga Ministria e Sportit”.

“Plani Strategjik i yni është deri në vitin 2025 dhe nuk jemi fokusuar vetëm për një vit ose katër. Megjithatë, ky Plan do të kalojë në një proces, ku do të shikohet nga Grupi Punues, pastaj do të shkon për miratim në Bordin e FBK-së dhe më pas në Kuvendin e FBK-së. Ne jemi të interesuar për avancimin e femrave në basketboll, por gjithashtu edhe në masivizim, si dhe të ngritim cilësinë. Sa i përket barazisë gjinore, ne si FBK-ja gjithmonë jemi munduar tu japim të drejtë femrave, si në stafin e FBK-së, po ashtu në përgjithësi në basketbollin e Kosovës”, u shpreh Fetahu para të pranishmëve.

(Foto: basketbolli.com)

Pikërisht për Barazinë Gjinore ka folur Afërdita Fazlija, zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Sportit.

“Situata në sportin e femrave në Kosovë nuk është aspak e mirë. Shembull është edhe fitorja me Estoninë, ku edhe pse jemi përgëzuar të premten, por shumë shpejt është harruar dhe nuk është përmendur aq sa e meritojnë vashat e Kosovës, sidomos nga mediat në vendin tonë. Është morale, njerëzore, por edhe me kushtetutë që të respektohen femrat. Sa i përket rezultateve, femrat sportiste kanë pasur shumë rezultate pozitive kulminante, por e them në mënyrë gjenerale, situata nuk është e mirë. Shembull për këtë është edhe shuarja e nënkampionit të Kosovës në futboll. Mendoj se nga Pako Emergjente duhet të ndihmohen më shumë klubet e femrave, pasi janë në një situatë të rëndë”, deklaroi ndër të tjera Fazlija.

Pjesë e panelit ishin edhe Shasivar Haxhija, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Fitim Arifi, u.d. i Deparamentit të Sportit të Kosovës, Naim Muja kryetar i Federatës së Mundjes dhe Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori