LAJMI I FUNDIT:

Planet e Gerard Piques me të dashurën e re Clara Chia, dëshiron të kenë një fëmijë bashkë

Planet e Gerard Piques me të dashurën e re Clara Chia, dëshiron të kenë një fëmijë bashkë

Marrëdhënia mes Gerard Piques të Barcelonës dhe Clara Chias po forcohet.

Ata janë të lumtur, duke u konsoliduar me kohën e shkurtër që kanë qenë bashkë dhe duke shmangur zhurmën e krijuar nga raportimet e ndryshme për ndarjen nga Shakira.


Aq sa Pique ka marrë një vendim, sipas Jordi Martin, që do ta mërziste këngëtaren kolumbiane.

Programi Telecinco ‘Socialite’ publikoi një ekskluzive me informacionin e Jordi Martin.

“Është diçka që do ta shqetësojë sepse Shakira dhe Pique kishin biseduar shumë. Ishte një gjë për të cilën të dy nuk ishin dakord”, thanë ata në program. Më konkretisht, është një çështje për të cilën Pique dhe Shakira kishin mosmarrëveshje prej vitesh”.

Clara Chia shkakton polemika pasi thuhet se kaloi disa dita me fëmijët e Piques dhe Shakiras
Lexo po ashtu Clara Chia shkakton polemika pasi thuhet se kaloi disa dita me fëmijët e Piques dhe Shakiras

“Nje martesë?” pyeti Nuria Martin, drejtuese e ‘Socialite’, por nuk ishte ashtu, “është diçka tjetër”, sqaruan ata.

Realiteti është se Gerard Pique, sërish sipas informacioneve të gazetarit Jordi Martini, dëshiron të ketë një tjetër fëmijë, këtë herë me Clara Chian.

Në fakt, dëshira e futbollistit për një fëmijë të tretë daton që nga viti 2016, ku në një intervistë ai zbuloi se “Gjithmonë kam dashur të kem tre. Nëse ka një të tretë, do ta mirëpres”.

Megjithatë, Shakira nuk e pranoi kërkesën e tij. “Gerard është i bindur se ai dëshiron të ketë tre, por unë dua dy, kështu që ne jemi duke negociuar”, tha Shakira në 2014.

Sipas Martin, Pique do t’i kishte informuar të gjithë të afërmit e tij për dëshirën e tij për t’u bërë baba për herë të tretë.

“Është diçka që nuk mund ta imagjinonim se do ta bënin kaq shpejt”, tha Jordi Martin.

“Ai u ka thënë familjarëve se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër dhe kjo mund të ndodhë në vitin 2023”.

Pique me të dashurën e re (Foto: Backgrid)

“Ai është super i dashuruar me Claran. Dëshiron stabilitet me të dhe duket më i dashuruar dhe më i lumtur se kurrë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori