LAJMI I FUNDIT:

Clara Chia shkakton polemika pasi thuhet se kaloi disa dita me fëmijët e Piques dhe Shakiras

Clara Chia shkakton polemika pasi thuhet se kaloi disa dita me fëmijët e Piques dhe Shakiras

Gerard Pique ka shkaktuar polemika të tjera me ish-partneren e tij, Shakira, pasi u shfaqën foto të fëmijëve të tyre dhe të dashurës së re, Clara Chia, duke kaluar kohë së bashku.

Dyshja kanë qenë në qendër të një ndarjeje tejet publike dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre ende nuk është vendosur plotësisht.


Tani ka sugjerime se Chia po jeton me Piquen dhe fëmijët, gjë për të cilën Shakira nuk ka gjasa të jetë e lumtur.

Clara dhe Pique (Foto: Backgrid)

Programi El Gordo y la Flaca publikoi pamjet që tregojnë Chia me Milanin dhe Sashan në Cendanya.

Katër muaj pas ndarjes - Shakira dhe Pique ishin bashkë në një stadium, por në vende të ndryshme në përkrahje të djalit të tyre Milan
Lexo po ashtu Katër muaj pas ndarjes - Shakira dhe Pique ishin bashkë në një stadium, por në vende të ndryshme në përkrahje të djalit të tyre Milan

Debati kryesor është se ajo shfaqet mbrapa, për këtë arsye pretendojnë se mund të jetë nëna e Piques, edhe pse përgjegjësit e programit këmbëngulin se është Clara.

Pamjet u kapën shumë pranë rezidencës së tyre të dytë, një shtëpi në të cilën Pique është parë shumë herë me Shakiran, pranë Pirenejve Katalanas në një truall prej rreth 2000 metrash katrorë.

Pique është i bindur se Milani dhe Sasha duhet të qëndrojnë në Barcelonë me të, për të mos u ndarë nga rrethi në të cilin kanë lindur.

Megjithatë, Shakira synon t’i marrë fëmijët me vete në Miami, ku ka një shtëpi dhe ku dëshiron të vazhdojë karrierën e saj muzikore.

Pique dhe Shakira u ndanë në qershor pas 12 vitesh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori