Një person është plagosur të enjten rreth orës 04:00 në rrugën “Azem Azemi”, në Gjilan nga një femër me armë zjarri, ndërkaq mediat raportuan se bëhet fjalë për Princ Vali Corleone.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës  është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

"Vrasje në tentativë” në Gjilan, arrestohet një 22 vjeçare "Vrasje në tentativë” në Gjilan, arrestohet një 22 vjeçare

Në njoftimin për media thuhet se Policia në orët e hershme të mëngjesit të enjtes nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellë një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Reklama
Reklama

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare, shtetase e Kosovës – viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit”, thuhet në njoftim.

Një armë pistoletë dhe 40 copë fishekë të së njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Ndërkaq, sipas raportit, personi i dyshuar (femër kosovare), është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime. /Telegrafi/ 

Reklama