Mbrëmë rreth orës 22:30 minuta, në një dasmë në fshatin Tërnje, nga të shtënat e pa kontrolluara nga dy armë të zjarrit: njëra kallashnikov dhe tjetra pistoletë, tri femra kanë marrë plagë.
Viktimat janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor dhe pas dhënies së ndihmës, njëra nga viktimat është përcjell në QKUK në Prishtinë. Pas pranimit të informatës për rastin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. Janë kryer bastisje në katër shtëpi me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar:
Një kallashnikov i prodhimit jugosllav me numër serik 207588;
Një pistoletë “Ekol Firat” me numër serik EJC16080142;
Dhjetë fishekë të kalibrit 9mm;
Një fishek i revolverit;
Një gëzhojë e kalibrit 9mm;
Gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62mm;
Një karikator i AK-47;
Një karikator i pistoletës.
Gjatë hetimeve janë arrestuar dy meshkuj në cilësi të personave të dyshuar për të cilët dyshohen se kanë konsumuar elemente të disa veprave penale. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe më pas është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën apel që të mos përdorën armët e zjarrit në asnjë mënyrë e posaçërisht në dasma dhe ahengje familjare sepse ekziston rrezik permanent për lëndime trupore dhe humbje të jetëve të njerëzve. /Indeksonline/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë