Një person i moshës 60 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në fshatin Koshare të Ferizajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e ketij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/