LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e pestë e “Indiana Jones” publikohet më 30 qershor të vitit të ardhshëm

Pjesa e pestë e “Indiana Jones” publikohet më 30 qershor të vitit të ardhshëm

Aktori i njohur, Harrison Ford bëri një paraqitje surprizë në Qendrën e Konventave Anaheim në Kaliforni të enjten (26 maj) gjatë një kremtimi të 90-vjetorit të kompozitorit të “Star Wars” dhe “Indiana Jones”, John Williams.

Ikona e Hollywoodit, 79-vjeç, bëri një shfaqje mes një prezantimi nga Lucasfilm ku foli për pjesën e pestë të filmit të shumëpritur.

Ford doli në skenë për të folur për Williams, i cili gjithashtu po shënon këstin e pestë të ardhshëm në “Indiana Jones”, ndërsa doli në skenë, ai prezantoi gjithashtu pamjen e parë nga filmi që ishte një foto e shkëputur nga xhirimet.

Foto: Getty Images

“Është një nder i veçantë për mua që mund të uroj John për ditëlindjen e tij të 90-të. I thashë Johnit në një rast tjetër kur patëm mundësinë të ishim bashkë që ajo muzikë më ndjek kudo që shkoj”, tha aktori.

“Ne pothuajse kemi përfunduar filmin e ardhshëm të Indiana Jones, me muzikën e John Williams”, tha Ford, sipas Entertainment Weekly.

Foto: Getty Images

Aktori tha se ai “pati një përvojë të mrekullueshme duke punuar” me regjisorin James Mangold dhe producentët Kathy Kennedy dhe Frank Marshall në projekt.

“Jam vërtet krenar për filmin që bëmë”, vazhdoi të thotë tutje Ford.

Ngjarja e së enjtes ishte mbledhja e parë personale e tyre që nga viti 2019, pasi vendi ishte i mbushur me fansa të “Star Wars” që kishin veshur kostume të personazheve të njohur.

Në pjesën e re për filmin Indiana Jones Fordit i bashkohen edhe Antonio Banderas, Phoebe Waller-Bridge, Mads Mikkelsen, Boyd Holbrook dhe Shaunette Renee Wilson.

Filmi i ardhshëm i “Indiana Jones” është planifikuar të dalë në kinema më 30 qershor 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori