LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e parë: Kosova barazon ndaj Gjeorgjisë, do ta kërkojë triumfin në gjysmën e dytë

Pjesa e parë: Kosova barazon ndaj Gjeorgjisë, do ta kërkojë triumfin në gjysmën e dytë

Ka përfunduar me rezultat të barabartë (1-1) pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nikoqirët e nisën për mrekulli takimin në përpjekje për ta gjetur golin, ndërsa rastin më të mirë e pati Milot Rashica, goditjen e të cilit e ndali portieri kundërshtar.

Mirëpo, një gabim të Aro Muriq, i cili nuk e kapi si duhet topin, duke lejuar futbollistin Tornike Okriashvili t’i kalonte mysafirët në epërsi (11’).

Me gjithë dëshirën për t’i barazuar shifrat, Dardanët nuk arrinin të ndërtonin reaksione të rrezikshme në zonën kundërshtare. Në anën tjetër, gjeorgjianët vazhdonin të insistonin, njëherësh duke ua ndërprerë vendasve aksionet.

Kosova 1-2 Gjeorgjia, të gjitha detajet e ndeshjes
Lexo po ashtu Kosova 1-2 Gjeorgjia, të gjitha detajet e ndeshjes

Porse në minutat mbyllëse të fraksionit të parë, një harkim fantastik të Bersant Celinës e shfrytëzoi Elbasan Rashani për të goditur, mirëpo një lojtar i Gjeorgjisë e ndali, sipas VAR-it, pa e kaluar vijën finale.

Në anën tjetër, Milot Rashica u ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti pas konsultimit të VAR-it. Vedat Muriqi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (45’).

Bernard Challandes ka se çfarë t’iu thotë të zgjedhurve të tij në zhveshtore, në mënyrë që t’i ndryshojnë gjërat në pjesën e dytë dhe ta fitojnë takimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori