Pjesa e parë: Ajax 0-1 Juventus, Ronaldo në shënjestër


Lojë mjaft dinamike është zhvilluar në pjesën e parë të ndeshjes në Johan Cruijff ArenA, ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit, e cila përfundoi me epërsinë e Zonjës së Vjetër (0-1).
Federico Bernardeschi e pati rastin e parë që në minutën e dytë të takimit, ndërkohë që Wojciech Szczesny e mbrojti goditjen e Hakim Ziyech.

Donny van de Beek u tregua i rrezikshëm për vendasit, ndërsa një tjetër mundësi iu dha anësorit të Juves, Bernardeschi.

Pas disa rasteve nga të dyja anët, ishte njeriu i njohur për golat e tij në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo, ai qe e zhbllokoi rezultatin.
Portugezi kombinoi me bashkëkombësin e tij, Joao Cancelo, i cili harkoi në zonë dhe CR7 shënoi me kokë (45'). /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x75lunu







































