Pjaniq kërkon Scudetton këtë sezon

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, romakët tani do të jenë pjesë e Europa Leagues, por boshnjaku ka theksuar se titulli italian është më i rëndësishëm.
“Scudetto gjithmonë ka qenë prioriteti ynë. Turp që pësuam mbrëm, por siç ka thënë Rudi Garcia, ne duhet të harrojmë atë që ka ndodhur dhe të vazhdojmë përpara”, ka thënë Pjaniq, transmeton Koha.
“Natyrisht se dëshironim të kalonim në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por nuk ia dolëm dhe tani duhet të fokusohemi në Europa League”.
“Për çdo rast, Serie A mbetet prioriteti ynë”, ka thënë veç të tjerash Pjaniq. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































