LAJMI I FUNDIT:

Pitt shkaktar i ndarjes mes Anistonit dhe Theroux

Pitt shkaktar i ndarjes mes Anistonit dhe Theroux

Edhe pse aktorja e Hollivudit, Jennifer Aniston njoftoi për shkurorëzimin, ajo nuk donte të zbulonte motivet e vërteta të këtij veprimi.

Mediat botërore tashmë po shkruajnë rreth mosmarrëveshjeve mes aktores dhe tashmë, ish-bashkëshortit, Justin Theroux, se Brad Pitt është fajtori kryesor.


Sipas portalit “Entertainment Tonight”, Jennifer Aniston dhe Justin Tour për një kohë të gjatë kanë probleme me martesën, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, nuk mund t’i zgjidhnin.

Me sa duket, që nga dasma e vitit 2015, çifti i famshëm kishte probleme rreth vendit të banimit, e cila gjë ishte shumë e rëndësishme. Justin kërkonte të jetonin në New York ndërsa Jennifer dëshironte të jetonte në Los Angelos, një vend i përkryer për karrierë dhe privatësi.

Sidoqoftë, ylli i serisë “Friends” kishte rënë dakord që të shkojë të banoj në New York. Ajo ishte e pakënaqur, për shkak se paparacët i ishin të fiksuar pa ndalesë dhe ishte e pamundur t’i shmangeshe.

Mediat botërore zbulojnë se problemi u përshkallëzua, kur u kuptua se ish-bashkëshort i aktores, Brad Pitt u shkurorëzua nga Angelina Jolie.

“Ajo mezi po pret të rinis lidhjen me Bradin. Jennifer gjithmonë e ka pasur në zemër aktorin edhe pas ndarjes”, ka thënë ndër të tjerash një burim i afërt me çiftin.

Vlen të theksohet se aktorja gjithmonë ka folur me admirim për ish-bashëshortin, Pitt.

Ndryshe, mbetet të shihet se si do të zhvillohet ngjarja dhe nëse do të kemi ribashkim mes Jenniferit dhe Brad. /Telegrafi/