LAJMI I FUNDIT:

Pirlo mban takim me drejtuesit, njëri mes Ronaldos ose Dybalas do të largohet nga Juventusi

Pirlo mban takim me drejtuesit, njëri mes Ronaldos ose Dybalas do të largohet nga Juventusi

Kanë qenë të shumta gjatë ditës lajmet që Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala do të largohen nga Juventusi.

Diçka të vërtetë ka në këtë mes, dhe kjo u kuptua pas një takimi që fillimisht dukej normal, ku Andrea Pirlos po e kompleton stafin e tij, ndërsa me klubin nënshkroi përgatitësi atletik, Paolo Bertelli.


Pirlo mësohet se ka pasur një takim me drejtorin e Juventusit, Fabio Paraticin.

Andrea Pirlo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Aty trajneri i ri  mësoi se Juventusi nuk ka ndërmend t’i mbajë në organikë Ronaldon ose Dybalan, ku njëri prej të dyve do të duhet të bëjë gati valixhet për tu larguar.

Klubi bardhezi synon të ulë shpenzimet dhe nuk e sheh më të mundur që të mbajë në listën e pagave, Ronaldon që paguhet 31 milionë euro në vit dhe dhe Dybalan që po kërkon 15 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën.

Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala te Juventusi

Juventusi sa i përket sulmit ka ofruar deri tani Dajan Kulusevskin, ndërsa po punon për të ofruar njërin mes Arkadiusz Milik ose Edin Dzekos.

Mbetet të shihet për cilin lojtarë do të pranojë më shumë oferta Juventusi për ta liruar në fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori