LAJMI I FUNDIT:

Pique: Prisnim fitore ndaj Atletico Madridit, por do të vazhdojmë të luftojmë për titull në La Liga

Pique: Prisnim fitore ndaj Atletico Madridit, por do të vazhdojmë të luftojmë për titull në La Liga

Ylli i Barcelonës, Gerard Pique ka insistuar se skuadra e tij është ende në garë për të fituar titullin në La Liga këtë sezon, pavarësisht se dështoi të fitojë në derbi ndaj Atletico Madridit të shtunën pasdite.

Blaugranët luajtën baras 0-0 në shtëpi ndaj liderëve të kampionatit, Atleticos, dhe skuadra e Ronald Koeman humbi shansin për të parakaluar rivalët e tyre në garën për titull.

Rezultati do të thotë epërsi e Atleticos deri në tre pikë në krye, por Real Madridi mund të marrë vendin e parë sot (e diel) në mbrëmje nëse mundi Sevillën, pasi kanë rekord më të mirë krahasuar me kundërshtarët e tyre lokal.

Simeone flet për barazimin ndaj Barcelonës, garën për titull në La Liga dhe ndeshjen e Real Madridit me Sevillën
Lexo po ashtu Simeone flet për barazimin ndaj Barcelonës, garën për titull në La Liga dhe ndeshjen e Real Madridit me Sevillën

Sidoqoftë, pavarësisht humbjes së shansit për të ndikuar në garën për titull me një fitore në Kataluni, Pique këmbënguli se ende ka betejë këtë sezon.

“Prisnim të fitonim, por jemi akoma gjallë. Kishim më shumë shanse dhe konkurruam mirë”, ka thënë fillimisht Pique pas ndeshjes.

“Jemi gjallë dhe bazuar në mënyrën se si po luan La Liga, mendoj se kemi akoma mundësi. Çdo gjë mund të ndodhë, sepse kjo është ajo që ndodh në La Liga”.

“Është e vërtetë që Real Madridi, nëse i fiton të katër ndeshjet, do të jetë kampion, por do të jetë e vështirë”.

Si duket gara e titullit në La Liga tani: Real Madridi varet vetëm nga vetja
Lexo po ashtu Si duket gara e titullit në La Liga tani: Real Madridi varet vetëm nga vetja

“Unë mendoj se duke fituar tre ndeshjet tona të mbetura kemi mundësi. Ideja jonë është të fitojmë çdo ndeshje dhe të garojmë deri në fund”, përfundoi ylli i Barcelonës.

Katalunasit në ndeshjen e ardhshme udhëtojnë në mesjavë te Levante, pastaj ndiqen nga një lojë në shtëpi kundër Celta Vigos dhe një udhëtim në Eibar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori