LAJMI I FUNDIT:

Pique ka fanellë të Real Madridit në shtëpi

Pique ka fanellë të Real Madridit në shtëpi

Gruaja e yllit të Real Madridit, James Rodriguez, ka treguar se mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mban në shtëpi një fanellë të Los Blancos.

Spanjolli njihet si lojtari më i dashuruar në fanellën e Barcelonës, por edhe rivali më i madh i klubit mbretëror.


Pique e kishe të pamundur ta pengonte djalin e tij Milanin, që të tregojë se ai ka fanellë të Realit në shtëpi.

Daniela Ospina, gruaja e James, në një intervistë për revistën kolumbiane Don Juan, tregon se si është takuar me gruan e Pique, Shakiran, që është bashkëkombëse e saj.

“Një herë në Barcelonë, takova Shakiran dhe fëmijët e saj. Salome [vajza e James] ishte shumë e lumtur pasi është fanse e madhe e saj, po ashtu edhe unë. Haha!”, tregon Ospina.

“Shakira, në një çast i tha djalit të saj Milanit: ‘Shiko, kjo është vajza e James!’ Dhe Milan tha: ‘Unë e kam fanellën e James me numër 10”.

Daniela Ospina është motra e portierit të Arsenalit, David Ospina. /Telegrafi/