LAJMI I FUNDIT:

Pioli mendon se Milani mund ta mbrojë titullin, flet edhe për përballjen ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve

Pioli mendon se Milani mund ta mbrojë titullin, flet edhe për përballjen ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve

Serie A do të rikthehet në aksion pas katër ditësh pas pushimit të gjatë dhe Milani synon ta mbrojë titullin e kampionit.

Rossonerët që janë kampion në fuqi të Italisë ndodhen në vendin e dytë me tetë pikë më pak se lideri aktual Napoli.

Ndeshjen e parë Milani do ta luaj në udhëtim te Salernitana, derisa trajneri Stefano Pioli ka thënë se skuadra e tij ka forcën e duhur për ta mbrojtur titullin e fituar në maj të këtij viti.

“Duhet të mendojmë që mund të fitojmë titullin kampion. Pastaj nëse Napoli vazhdon me këtë ritëm dhe shkon në 100 pikë, atëherë ka fituar me meritë kampionatin”.

“Ne jemi ambiciozë dhe nuk kemi ndërmend të dorëzohemi”, ka deklaruar trajneri italian.

Tutje Pioli ka folur edhe për përballjen në 1/8 e finales, ku skuadra e tij takohet me Tottenham Hotspur.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe stimuluese sepse kishte kohë që Milani nuk kualifikohej në 1/8 e finales”.

“Do të përballemi me një skuadër të madhe që drejtohet nga një trajner shumë i mirë”, u shpreh Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori