LAJMI I FUNDIT:

“Pinte drogë në ditën e dasmës”, Johnny Depp zbulon arsyen se përse vajza e tij nuk ishte e pranishme në martesën me Amber Heard

“Pinte drogë në ditën e dasmës”, Johnny Depp zbulon arsyen se përse vajza e tij nuk ishte e pranishme në martesën me Amber Heard

Ditën e djeshme (e mërkurë), Johnny Depp, ka dëshmuar për ditën e dasmës së tij me Amber Heard, duke e përfshirë edhe vajzën e tij pavarësisht se nuk ishte e pranishme.

Depp dhe Heard u martuan në një ceremoni private në ishullin e tij privat në Bahamas në shkurt të vitit 2015.


Depp kujtoi se vajza e tij e madhe me ish-partneren, Vanessa Paradis, aktorja tashmë 22-vjeçare Lily-Rose Depp, e anashkaloi martesën, e cila kishte rreth 20 deri në 25 persona të pranishëm.
“Vajza ime Lily-Rose nuk erdhi në dasmë. Ajo dhe Heard nuk kishin marrëdhënie të mira, për disa arsye”, tha aktori.

Ai gjithashtu i tha gjykatës se aktorja dhe miqtë e saj pinin drogë nga një ‘qese e përbashkët MDMA’ derisa po prisnin të ftuarit dhe se kishte një orar për ngjarjet e ditës që thoshte: “Darka, vallëzim, drogë”.

Në ditën e gjashtë të gjyqit - Johnny Depp kujton incidentin kur preu gishtin teksa Amber Heard e gjuajti me një shishe vodka
Lexo po ashtu Në ditën e gjashtë të gjyqit - Johnny Depp kujton incidentin kur preu gishtin teksa Amber Heard e gjuajti me një shishe vodka

Nga ana e tij, ylli i Hollywoodit pranoi se kishte pirë marihuanë, të cilën e përshkroi si ‘drogën e tij të zgjedhur’.

Depp pretendoi se ai dhe Heard nuk kishin një marrëveshje paramartesore dhe se diskutimet e mëvonshme pas martesës shkaktuan një grindje mes tyre.

Aktori zbuloi të mërkurën se përkundër mosmarrëveshjeve të tyre, ai qëndroi me Heard për arsye “të komplikuara”.

“Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja. Mendova se ndoshta mund ta afroja. Sepse Amber Heard që e njihja për vitin e parë, një vit e gjysmë nuk ishte kjo. Nuk ishte vajza ime, ajo ishte bërë kundërshtarja ime”, tha Depp.

Heard dhe Depp, të cilët u takuan në xhirimet e “The Rum Diary” në vitin 2011 dhe u martuan në vitin 2015, u ndanë në maj 2016 pasi Amber paraqiti një urdhër ndalimi të dhunës në familje kundër tij, duke e akuzuar atë për abuzim me të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori