LAJMI I FUNDIT:

Piatek përfundoi vizitat mjekësore, tani të gjithë në pritje të zyrtarizimit

Piatek përfundoi vizitat mjekësore, tani të gjithë në pritje të zyrtarizimit

Krzysztof Piatek te Milani ka filluar të marrë formë reale, lojtari përfundoi sot (e mërkurë) edhe testet e para mjekësore.

Polaku në padite vizitoi klinikën La Madonnina dhe normalisht aty nuk munguan mediat dhe disa tifozë.


Tani të gjithë sytë janë nga faqja zyrtare e klubit kuqezi, në pritet të njoftimit për zyrtarizimin e 23-vjeçarit nga Genoa.

Sulmuesi pritet t’i bashkohet Milanit për 35milionë euro, ndërsa do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e 2023.

Për lojtarin kishin shfaqur interesim edhe shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.

Detajet e marrëveshjes mes Milanit, Chelseat dhe Juventusit për Higuain
Lexo po ashtu Detajet e marrëveshjes mes Milanit, Chelseat dhe Juventusit për Higuain

Piatek këtë sezon në Serie A ka shënuar 13 gola, vetëm Cristiano Ronaldo, Fabio Quagliarella dhe Duvan Zapata kanë më shumë gola se ai, të tre nga 14 gola.

Ardhja e tij te klubi nga Milani i jep mundësi Gonzalo Higuainit t’i bashkohet Chelseat. /Telegrafi/