LAJMI I FUNDIT:

Pheniani i Vogël

Pheniani i Vogël

Joong-wha Choi, një ish-ushtar i Koresë së Veriut, që nga viti 2007 jeton me gruan dhe fëmijët e tij në New Malden – në periferinë jugore të Londrës, lokacion ky me më së shumti banorë nga Koreja e Veriut në Evropë. Përkundër shijimit të rehative dhe sigurisë që ofron jeta në Britani të Madhe, ai megjithatë dëshiron të kthehet në atdheun e tij, transmeton Telegrafi.

Joong-wha tregon se pse e la Korenë e Veriut dhe se si iu përshtat jetës moderne. Ai flet për përkatësinë dhe traumat, për kohën kur detyroheshin të hanin edhe bar për të mbijetuar.


Dhembja për familjarët që la pas e ndjek tërë kohën. Ai e quan veten djalë të keq sepse, për të, asnjë djalë i mirë nuk i braktisë prindërit e tij. Megjithatë, shpresa e mban se sistemi diktatorial do të bie në Korenë e Veriut, e ai do të takojë pjesën tjetër të familjes së tij.

Rrëfimi i tij ndërlidhet me refugjatët tjerë dhe rrëfimet për situatën me të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut. Për të, çdo dokumentar që fëmijët e tij kanë parë për vendin e tij të lindjes, janë të vërtetë, sepse ato pasqyrojnë jetën që ai e ka kaluar.

Për më shumë, shikojeni dokumentarin “Little Pyongyang” (Pheniani i Vogël). /Telegrafi/