LAJMI I FUNDIT:

Petit: Liverpoolit nuk i duhet më Coutinho, por ai duhet të kthehet në Ligën Premier

Petit: Liverpoolit nuk i duhet më Coutinho, por ai duhet të kthehet në Ligën Premier

Philippe Coutinho do të pendohet për vendimin e tij që la Liverpoolin dhe për të kaluar te Barcelona, ka thënë Emmanuel Petit, duke shtuar se për të një rikthim në Anfield është i pamundur.

Braziliani la Liverpoolin në janarin e 2018, por pastaj u huazua te gjigantët gjermanë Bayern Munich


Francezi Petit,  që kishte lënë Arsenalin për Barcën në kohën e tij, flet për momentin e Coutinhos.

Emmanuel Petit, ihs lojtar i Arsenal, Chelsea dhe Barcelona (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

“Po të isha Philippe Coutinho, çdo mëngjes do të zgjohesha dhe do të mendoja me vete: ‘Pse, pse, unë shkova në Spanjë?”.

“Dhe a e dini pse e them këtë? Sepse, e kujtoj kohën tim, sa herë  zgjohesha, kur isha në Barcelonë dhe u largova nga Arsenali, mendoja njësoj, ‘Pse u largova? Pse u largova? Pse u largova?”.

Coutinho te Liverpool (Getty Images)

“Për të qenë i sinqertë me ju, jam i sigurt që Coutinho ia ka bërë vetes të njëjtën pyetje për ca kohë. Ai shkoi te Bayern Munich, ndonjëherë luan mirë, por nuk është një lojtar i skuadrës së parë”.

“Jam shumë i sigurt se do të funksiononte për të [të kthehej në Angli]. Ai përshtatet në mënyrë të përsosur me Ligën Premier”.

Coutinho (Getty Images)

“Ai ka vizionin, teknikën, shpejtësinë, mund të godas topin, ka kreativitetin”.

“Ne të gjithë e dimë se për çfarë është i aftë. Unë isha një tifoz i madh i tij kur ishte në Liverpool. Do të isha shumë, shumë e lumtur ta shihja përsëri në Ligën Premier”.

“Ai nuk do të kthehet në Liverpool. Kur isha te Barcelona, ​​ata donin që të kthehesha te Arsenali, dhe ishte joshëse – isha afër kthimit në Arsenali”.

Philippe Coutinho . (Foto: Getty Images)

“Nëse Coutinho është i sinqertë me veten e tij, pasi ai u largua nga Liverpooli ata kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe ata janë në rrugën për të fituar Ligën Premier. Liverpooli nuk e ka nevojë për të, kështu që pse të kthehet në Liverpool?”, ka thënë Petit.

Coutinho ka regjistruar nëntë gola në 32 paraqitje për Bayern këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori