LAJMI I FUNDIT:

Pesëshet startuese: Ndeshja e dytë finale ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës

Pesëshet startuese: Ndeshja e dytë finale ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me fillim nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja e dytë të serisë finale të ‘play-offit’, ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave u zhvillua fundjavën e kaluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ku triumfuan prizrenasit (84-81). Kështu, ata janë në epërsi prej 1-0.

Kampion për sezonin 2017/2018 do të shpallet ekipi që do të arrijë tri fitore në serinë finale.

Trajnerët Dragan Radovic dhe Andin Rashica i kanë gati taktikat e tyre dhe pesëshet startuese për përballjen e dytë finale.

Pesëshja startuese e Bashkimit: Mikaile Tmusic, Walton Moss, Altin Morina, Vincent Zollo, Urim Zenelaj.

Pesëshja startuese e Sigal Prishtinës: Rinor Peci, Granit Rugova, Edmond Azemi, Alban Veseli, Fisnik Rugova.

Ndeshjet finale zhvillohen në sistemin, një ndeshje në Prishtinë, një në Prizren dhe mund të zgjasin deri në pesë takime.

Bardhekaltrit janë kampionë në fuqi i Superligës së Kosovës në basketboll dhe njëherësh këtë sezon e kanë fituar edhe Kupën e Kosovës (pas triumfit në finale pikërisht ndaj Bashkimit).

Sigal Prishtina është në kërkim të titullit të 12-të që nga paslufta, derisa Bashkimi e dëshiron trofeun e parë të kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori