Bundesliga ishte mjaftë aktive në këtë afat kalimtar veror të transferimeve, derisa Bayern Munich e theu rekordin e transferimeve.

Bavarezët e transferuan Lucas Hernadez nga Atletico Madridi për shumën e 80 milionë eurove, e që u bë transferimi i tyre më i shtrenjtë në histori të tyre, por edhe të ligës.

Pas tyre, Borussia Dortmundi e riktheu Mats Hummelsin në skuadër, pikërisht nga kampioni në fuqi i ligës gjerman në një shumë prej 40 milionë euro.

Thorgan Hazard (Foto: Borussia Dortmund – Twitter)

Bayerni vazhdoi me transferime të tjera të majme, si ai i Benjamin Pavard nga Stuttgarti për shumën e 35 milionë eurove.

Formacioni i mundshëm i Bayernit për sezonin e ri me përforcimet e mëdha të verës - A munden Bavarezët ta fitojnë Ligën e Kampionëve? Formacioni i mundshëm i Bayernit për sezonin e ri me përforcimet e mëdha të verës - A munden Bavarezët ta fitojnë Ligën e Kampionëve?

Pas tyre vije transferimi i ri i Bayer Leverkusenit, Kerem Dermiraby që kaloi nga Hoffenhemi për 32 milionë euro.

Në vendin e pestë është Thorgan Hazard, ish-anëtari i Chelseat, që u transferuar te Dortmundi për 26 milionë euro nga Borussia Monchegladbach. /Telegrafi/