LAJMI I FUNDIT:

​Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ‘pushtojnë’ tregun vendor me mallra

​Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ‘pushtojnë’ tregun vendor me mallra

Pesë vendet e Bashkimit Evropian, ani se nuk e njohin shtetin e Kosovës, kanë “pushtuar” tregun tonë me mallra në vlerë rreth 270 milionë euro në vit. Derisa Kosova në drejtim të këtyre shteteve nuk pati dërgesa më shumë se 4.2 milionë euro.

Organizatat joqeveritare në vend kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të jetë më pro-aktive në ndërtimin e marrëdhënieve me këto shtete.

Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, Greqia eksporton mallra në drejtim të Kosovës brenda një viti rreth 150 milionë euro, e pasuar nga Spanja me 40 milionë euro, Rumania me 34 milionë, Sllovakia me 8 milionë dhe Qipro me rreth 1 milion.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se vitin e kaluar Kosova në drejtim të këtyre shteteve ka pasur eksporte një shumë simbolike.

Ai tregon se Kosova ka eksportuar mallra në këto vende vetëm 4.2 milionë euro në 2020, ndërsa sivjet 9.5 milionë euro.

“Më së shumti nga këto vende kemi qarkullim tregtar me Greqinë, ku mund të themi që vitin e kaluar kemi pasur 138 milionë euro, derisa sivjet kemi një rënie në 131 milionë produkte nga Greqia. Derisa nga Spanja, Sllovakia, Rumania Qipro edhe nga ato vende kemi importe dhe eksporte, por mund të themi që janë më të ulëta. Me Spanjën kemi rreth 40 milionë euro brenda një viti qarkullim tregtarë, derisa me Rumaninë kemi 34 milionë euro, kurse Sllovakia rreth 8 milionë euro importe…Si në aspektin e eksporteve dhe importeve me këto vende kemi produkte industriale, duke filluar nga ngjyrat e ndryshme të cilat importohen nga Greqia, gjithashtu pllakat e qeramikave dhe gjësende të tjera të cilat janë produkte që ato shtete i kanë si më ekskluzive. Edhe me Spanjën janë kryesisht pllakat e qeramikave dhe porcelanit të cilat vijnë nga Spanja… Ndërsa, eksportojmë gjësende të ndryshme duke filluar nga mbetjet e metalit dhe pastaj disa produkte të tjera industriale”, thotë për KosovaPress.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), Emrush Ujkani thotë se produktet e Spanjës janë kudo nëpër dyqanet e vendit tonë, e në anën tjetër, Spanja përveç që ka një qasje rigoroze në raport me shtetësinë e Kosovës, pengon edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës sa i përket dokumenteve të udhëtimit.

Prandaj, për këtë ai ka kërkuar nga institucionet e shtetit të Kosovës që të punojnë më shumë në aspektin e diplomacisë së jashtme.

“Vet fakti që Kosova ka marrëveshje për Stabilizim Asociim të nënshkruar me BE-në, e në të cilën janë edhe këto pesë vende që nuk e njohin Kosovën, mendoj se nuk e kemi shfrytëzuar shumë këtë element. E dyta, diplomacia ekonomike për mos me thënë i ka zënë vendin diplomacisë politike në shumë aspekte. Sot interesat e tilla ekonomike janë ato që bëjnë edhe vet politikën e një shteti. Me Spanjën, jemi dëshmitarë për produktet e tyre në tregun tonë. Secilin market ka prezencë të këtyre produkteve, ndërsa, Spanja vazhdon të ketë një qasje shumë rigoroze në raport me shtetësinë e Kosovës në disa raste duke përfshirë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tonë vendit tonë me dokumente të udhëtimit. Prandaj, është detyrë e qeverive që të bëjnë pak më tepër”, thotë Ujkani, për KosovaPress.

Edhe Lirika Agusholli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) duke komentuar marrëdhëniet tregtare me këto vende, thotë se së pari duhet të bëhet rindërtimi i imazhit të Kosovës me Spanjën, Greqinë dhe me shtetet tjera.

“Ndër vite kemi qenë dëshmitarë se këto mosnjohje kanë kufizuar dhe limituar Kosovën në mënyra të ndryshme, por gjithsesi përveç Spanjës, në shumë raste të gjitha shtetet kanë dhënë sinjale pozitave bashkëpunimi me shtetin e Kosovës siç ka qenë edhe rasti i fundit me Greqinë. Por, Kosova duhet të punojë pro aktiv në ndërtimin e marrëdhënieve me këto shtete. Së pari duhet të bëhet rindërtimi i imazhit të Kosovës me këto shtete”, thekson Agusholli.

Kosova si shteti më i ri, shtetësinë e së cilës e kanë njohur 23 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka synime të qarta për integrim në BE. Duke pasur parasysh aspiratat e Kosovës për Bashkimin Evropian mos-njohjet të cilat kanë më tepër rëndësi janë ato nga pesë vendet anëtare të këtij organizmi: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori