LAJMI I FUNDIT:

Pesë shqiptarët e famshëm që kanë miqësi me yjet e Hollywoodit (Foto)

Pesë shqiptarët e famshëm që kanë miqësi me yjet e Hollywoodit (Foto)

Kim Kardashian apo Chris Brown janë disa nga emrat të cilët kanë afër tyre një person me origjinë shqiptare, të cilët i njohin nga afër këto yje të Hollywood-it.

Shqipëria ka nxjerrë talente shumë të mëdha si Rita Ora, Bebe Rexha apo Dua Lipa por këto personazhe mund t’i quajmë tashmë yje të famshëm dhe me emër në industrinë e muzikës ndërkombëtare.


Emisioni Fun Day në IN Tv me moderatore Fatma Methasani foli për këta personazhe VIP shqiptarë që kanë miqësi me yjet e

Ja kush janë 5 shqiptarët e famshëm që kanë miqësi me yjet ndërkombëtarë:

1. Mario Dedivanovic dhe Kim Kardashian – që këta dy artiste kanë shoqëri është e ditur botërisht, pasi Mario është një ndër M.U.A më të famshëm në botë dhe kjo pasi është M.U.A i Kim K dhe gjithashtu një ndër shqiptarët më të famshëm në botë.

2. Emina Cunmulaj – ka qenë pjesë e festës “Baby Shower” të këngëtares Ciara, prej aty kuptuam qv kishin një shoqëri mes tyre pasi kjo festë ishte private dhe jo të gjithë mund të bëheshin pjesë, gjithashtu edhe Ciara në Insta e ndjek Eminen, çka tregon se janë në kontakt dhe kanë shoqëri me njëra-tjetrën.

3. Fatmir Hysenbelliu dhe Christina Milian – Oni i ftuar në “Fun Day” në IN Tv pak kohë me pare është shprehur kështu “Christina Milian është një mikeshë e imja që e kam njohur në Los Angeles, jemi njohur në një hotel që ka qenë afër shtëpisë sime. Kemi qenë grup shoqëror. Kemi dal për darkë disa herë si grup shoqëror”,shkruan intv.al.

4. Dafina Zeqiri dhe French Montana – shoqëria e tyre u bë e njohur që pas publikimit të videoklipit të Dafinës “Four Season”,por ku i dihet në një të ardhme Daffy dhe French pse jo mund të kenë një bashkëpunim, por presim!

5. Albert Stanaj dhe Chris Brown – Stanaj ka treguar gjithmonë se ka një shoqëri me reperin e famshëm Chris Brown, dhe ai ka thënë se Chris ka qenë një ndër artistët e mëdhenj që e ka mbështetur shumë edhe në rrjete sociale.