LAJMI I FUNDIT:

Pesë portierët më të mirë në Itali, Berisha në mesin e tyre

Pesë portierët më të mirë në Itali, Berisha në mesin e tyre

Etrit Berisha ia ka parë hairin huazimit të tij te Atalanta nga Lazio.

Pasi nuk u aktivizua rregullisht te Lazio, shqiptari vendosi të huazohej në ditën e fundit te Atalanta.


E pas huazimit, reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë fantastik në disa ndeshje.

Kësisoj ai është vlerësuar shumë në Itali dhe është futur në mesin e pesë portierëve më të mirë.
Në pozitën e parë ndodhët reprezentuesi polak dhe portieri i Romës, Woijchech Szczesny që ka mbajtur portën e pa prekur në 14 ndeshje.

Pozitën e dytë e ndajnë ai i kampionit aktual, Juventusit, Gianluiggi Buffon dhe portieri i Fiorentinës, Ciprian Tatarusanu me nga 12 ndeshje.

Ndërkohë Etrit Berisha dhe Gianluiggi Donnarumma kanë mbajtur portat e pa prekura në 11 ndeshje.

Berisha ende nuk e di të ardhmen e tij pasi është vetëm i huazuar te Atalanta nga Lazio.

Gjithsesi dy klubet do të vendosin në muajin qershor për një transferim të plotë të Berishës në Bergamo për një vlerë prej pesë milionë euro. /Telegrafi/