0Shares

Këngëtarja Diona Fona është ndër artistet e reja më të pëlqyera në vend.

Ajo ka të plasuara në treg disa këngë të cilat të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Ndër këngët më të suksesshme të saj, duket të jetë kënga “Haverat”, të cilën këngëtarja e publikoi nëntë muaj më parë.

Kjo këngë në kanalin YouTube shënon mbi pesë milionë klikime, shifër kjo e cila e ka bërë më se të lumtur artisten e re.

Diona ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se nuk po mund të besojë suksesin e arrirë.

“Pesë milionë! Nuk mund të besoj se kënga ime e parë ka arritur pesë milionë shikime në kanalin YouTube. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, që më keni dhënë guximin për të ndjekur ëndrrën time. Kjo do të thotë kaq shumë për mua”, janë fjalët e saj.

Ndryshe, muajin e kaluar ajo solli baladën “Ikim”, e cila gjithashtu u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)