Tottenham Hotspuri e ka filluar sezonin e ri në mënyrë të keqe, derisa mbrëmë u eliminuan nga Carabao Cup nga skuadra e ligës së dytë, Colchester United.

Skuadra nga veriu i Londrës aktualisht pozicionohen në vendin e shtatë në Ligën Premier, ndërsa kanë dështuar t’i fitojnë katër nga gjashtë ndeshje.

Por, duke e parë gjendjen e skuadrës së tij në ligën angleze, Mauricio Pochettino dëshiron t’i bëjë disa ndryshime në afatin e janarit, por që u duhet ta hapin arkën.

Sipas SunSport, Spurs po tentojnë që në afatin kalimtar të janarit ta transferojnë Paulo Dybalan nga Juventusi, shënjestër kjo që ishte edhe në këtë verë që shkoi.

Paulo Dybala (Foto: Goal.com)

Tjetër cak i skuadrës nga Liga Premier është edhe Isco Alarcon, që nuk po pëlqehet më nga Real Madridi, gjersa mund të largohet në shumën e 80 milionë eurove.

Isco (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Bruno Fernandes vazhdon të jetë nën shënjestrën e Tottenhamit, ndërsa Sporting Lisbona po kërkon 55 milionë euro nga shitja e tij.

Riccardo Sottil po kalon nëpër një formë të lartë në këtë fillim sezon te Fiorentina, gjersa ka marrë vëmendjen e Spursave.

Një tjetër lojtarë që po kërkohet shumë nga Tottenhami është edhe Dael Fry i Middlesbrough, mirëpo për ta bindur lojtarin që të kalojë në radhët e tyre, duhet t’i ofrojnë një pagë të majme. /Telegrafi/