Gazetari investigativ francez, Romain Molina, bëri pretendime interesante në lidhje me ngjarjet në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, të cilat lidhen me Arda Gulerin dhe trajnerin Xabi Alonso.

Sipas Molas, disa lojtarë kyç të klubit mbretëror nuk e mbështetën vendimin e Alonsos për t'i dhënë Gulerit minuta të konsiderueshme.


Ndër lojtarët që ai përmendi janë Federico Valverde, Jude Bellingham, Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Endrick.

Molina pretendon se ylli turk ishte një nga arsyet kryesore për tensionin brenda ekipit.

“Xabi Alonso e pëlqente shumë Arda Gulerin dhe vazhdonte ta përfshinte në formacionin titullar. Të gjithë donin që Arda të lihej jashtë ekipit. Të gjithë”.

“Megjithatë, Arda Guler ishte një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit. Meqenëse Arda është një person shumë i qetë, nuk u fol shumë për këtë. Të gjithë donin që ai të largohej", tha Molina.


Për momentin, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Real Madridi ndaj këtyre pretendimeve, dhe as nuk janë konfirmuar nga klubi apo lojtarët e përmendur.

Për këtë arsye, informacioni i paraqitur nga Molina duhet të shihet si pretendime të tij dhe jo si fakte të konfirmuara. /Telegrafi/

telegrafi sport app