LAJMI I FUNDIT:

Pesë gjëra që duhet t’i dini për Genc LeGrand, aktori shqiptar që u fejua me vajzën e Steven Spielberg

Pesë gjëra që duhet t’i dini për Genc LeGrand, aktori shqiptar që u fejua me vajzën e Steven Spielberg
(Foto: Instagram/legrandgenc/destryallyn)

Në mediat ndërkombëtare ka bërë bujë lajmi i fejesës së Destry Allyn Spielberg, vajzës së vogël të regjisorit të famshëm, Steven Spielberg.

23-vjeçarja konfirmoi përmes një postimi në Instagram se aktori Genc LeGrand i ka propozuar dhe ajo ka thënë ‘po’.


Ndërsa Hollywood Life i ka listuar pesë gjëra që duhet t’i dini për aktorin shqiptar:

Vajza e Steven Spielberg është fejuar me aktorin Genc Legrand
Lexo po ashtu Vajza e Steven Spielberg është fejuar me aktorin Genc Legrand

Genci dhe Destry janë në lidhje që nga viti 2017

Çifti për herë të parë u shfaqën bashkë në një postim në rrjetet sociale në dhjetor të vitit 2017. Aktori e kishte shpërndarë një fotografi të tyre teksa qëndronin në një anije. Që atëherë, ata janë paraqitur bashkë në disa raste.

Është rritur në Evropë

View this post on Instagram

like perfect tourists

A post shared by Genc leGrand (@legrandgenc) on Mar 2, 2018 at 11:58am PST

Aktori, i cili jeton në Los Angeles, është rritur në Evropë, ndërsa është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur një karrierë në aktrim. Ka diplomuar në Institutin Lee Strasberg për Teatër dhe Film. Genci ka lindur në Zvicër, mirëpo thuhet se është me origjinë nga Tetova.

Studimet e tij janë fokusuar në aktrimin metodik

Edhe pse ka studiuar një metodë të caktuar të aktrimit, ai akoma përpiqet ta përfshijë spontanitetin në paraqitjet e tij. Karakteret e tij mund të jenë të ndryshëm, duke nisur nga personazhet e nivelit të ulët e deri te personat inteligjentë.

Ka punuar në xhirimet e adaptimit të “West Side Story” të Steven Spielberg

(Foto: Frazer Harrison/Getty Images for Tribeca Enterprises/Guliver)

Sipas rezymesë së tij, Genci ka punuar në filmin e radhës të vjehrrit të ardhshëm. Projekti i ri do të vijë me Ansel Elgort dhe Rachel Zegler në rolet kryesore.

Talentet e shumta

View this post on Instagram

East coasting

A post shared by Genc leGrand (@legrandgenc) on Aug 12, 2019 at 12:42pm PDT

Genci është një person me shumë talente! Përveçse i flet katër gjuhë (anglisht, frëngjisht, shqip dhe gjermanisht), ai luan futboll dhe badminton, noton dhe stërvitet me biçikletë. Njëherësh, pikturon, gatuan dhe e di vallëzimin bazë të xhazit.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori